Grabitje – Maskat hyjnë në banesë, dhunojnë 60-vjeçarin dhe i marrin lekët

Një grabitje ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku dy persona kanë hyrë në një banesë dhe kanë vjedhur një sasi parash.

Policia e Korçës sqaron se “rreth orës 02:00 në banesën e shtetasit Xh.Z, 60 vjeç, kanë hyrë dy persona të maskuar, të cilët dyshohet se e kanë kërcënuar dhe goditur këtë të fundit me sende të forta në prezencë të bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar plagë të lehta (pa probleme për jetën) dhe kanë mundur të marrin me dhunë, një sasi lekësh.”

Nga deklarimet e marra dy bashkëshortëve të cilët ndodheshin të vetëm në banesë, rezulton se dy personat,  nuk kanë qenë të armatosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?