Grabitet nga maskat në qendër të Tiranës.Kambistit i marrin 180 milionë
Një grabitje ka ndodhur rreth orës 15.00 në afërsi të stadiumit “Qemal Stafa”, para hotel “Sheraton”. Mësohet se persona me maska i kanë rrëmbyer 18 milionë lekë të reja një kambisti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Kambisti ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër.
Dyshimet e para janë se grabitësit ka pasur informacione të sakta rreth tërheqjes së sasisë së parave. Bëhet fjalë për një person të maskuar, i cili nën kërcënimin e një pistolete i ka marrë çantën me para burrit, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Sipas të dhënave të para grabitësin e ka pritur një motor me fuqi të vogël motorike, me të cilin më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka sekuestruar kamerat e hotelit “Sheraton” për të identifikuar personat që kryen grabitjen.
KOHA JONË SONDAZH

