Grabitje në Fushë-Krujë, vidhen 10 milionë lekë

Mënjgesin e ditës së sotme, rreth orës 07:15, në qendër, Fushë-Krujë është konstatuar vjedhja e një pike këmbimi valutor në pronësi të N.A.

Me të marrë njoftimin, në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes, mbledhjen e provave materiale me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se autorët kanë thyer zgarën e hekurit të dritares së një dyqani ngjitur me pikën e këmbimit valutor dhe më pas kanë hapur murin e kësaj të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autorët kanë marrë kasafortën e pikës së këmbimit valutor me rreth 1 000 000 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vijojnë hetimet për zbulimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?