Grabitjet, nëna e 22-vjeçarit: Djalin ma mori në qafë Anna

“Djalin ma mori në qafë mbesa”, kështu ka thënë para derës së gjykatës, Fetie Grembi, nëna e Emiljano Grembit i akuzuar për grabitjen e karburanteve në Fier së bashku me kushërirën e tij, Anna Malaj.

Ajo thotë se djali i saj është i pafajshëm dhe se ka rënë në kurthin e Annës. “Djali është i pafajshëm. E ka marrë në qafë Anna. E kam nxjerrë disa herë nga shtëpia mbesën. Nuk më pëlqente çfare bente”. Fetija thotë se Anna është nënë e dy fëmijëve, ndërsa tregon edhe se mbesa ka jetuar në Gjermani.

Gjykata e Fierit pritet të japë masën e sigurisë për 31-vjeçaren Anna Malaj dhe kushëririn e saj Emiljano Grembi, 22-vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy të rinjtë akuzohen për grabitjen e tre karburanteve në Fier e Mallakastër. Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?