Gradohen studentët ushtarakë shqiptarë që studiuan në Turqi
9 studentë ushtarakë shqiptarë që përfunduan studimet në Turqi u titulluan oficerë dhe iu dha grada nëntoger.
Në ceremoninë e zhvilluar të hënën në ambientet e auditoriumit pranë Ministrisë së Mbrojtjes, zv/ministri Petro Koçi vlerësoi nëntogerët e rinj, qe kurorëzuan përpjekjet disavjeçare, ku bashkohet investimi i shtetit, por dhe bashkëpunimi në fushën ushtarake me Turqinë, si dhe sakrifica e studentëve që u titulluan sot.
“9 nëntogerët e rinj, ne dukje është një numër i vogël, por në vazhdën e diplomimeve të vazhdueshme që bëhen këtu, është një numër i konsiderueshëm”, tha mes te tjerash zv/ministri Koçi.
Në emër të studentëve të titulluar foli Adil Hizdri, i cili falenderoi palën turke, për konsulencën dhe kontributin e saj në procesin e trajnimit të studentëve.
KOHA JONË SONDAZH

