Gramoz Ruçi, uron kryeparlamentarin e ri të Malit të Zi, Aleksa Bečić

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Aleksa Bečić, me rastin e zgjedhjes Kryetar i Parlamentit të Malit të Zi.

“Me rastin e zgjedhjes Tuaj në detyrën e lartë të Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Malit të Zi, Ju dërgoj urimet e mia më të përzemërta për suksese në këtë mision të nderuar. Shqipëria e konsideron Malin e Zi një vend fqinj, mik, aleat dhe partner në NATO e në rajon dhe vlerëson rolin dhe kontributin e vendit Tuaj në zhvillimin, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon e më gjerë. Shpreh gjithashtu bindjen se bashkëpunimi i suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Malit të Zi do të vijë duke u fuqizuar dhe kam kënaqësinë t’Ju ftoj për një vizitë në Tiranë, në një kohë të përshtatshme për ju.”, – shkruan në urimin e tij Ruçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?