Gramsh, djali fyen dhe dëbon të ëmën nga shtëpia për nderin e babait
Një 39-vjeçare denoncon të birin ende adoleshent, pasi e ka nxjerrë me forcë nga banesa.
Shkaku mësohet se vjen nga një histori tronditëse. Nuk i kapërdinte dot fjalët që dëgjonte për nënën e tij, ndaj në këto kushte një 18-vjeçar nga Gramshi vendosi të vërë në vend nderin e të atit që i ishte ndarë nga jeta kohë më parë, duke e larguar të ëmën nga shtëpia.
Në njoftimin zyrtar të policisë u tha se “Plotësohet kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen A.M., 39 vjeçe, banuese në Pishaj të Gramshit, pasi djali i saj, P.M., 18 vjeç, e ka fyer dhe e ka larguar nga banesa”. Mësohet se gruaja ishte e ve dhe djali jetim, pasi kryefamiljari prej disa vitesh ishte ndarë nga jeta.
Djali i shtëpisë, i vetmi fëmijë i familjes, mësohet se kishte dëgjuar në fshat fjalë se nëna e tij kishte lidhje me meshkuj të tjerë dhe pasi e kishte cilësuar si të përdalë, e kishte larguar nga shtëpia.
Madje i kishte thënë se nuk e duronte dot faktin të ishte fëmija i një femre që shkonte me të tjerë dhe aq më tepër që të hidhej baltë mbi nderin e babait të vdekur.
KOHA JONË SONDAZH

