Granatë në makinë drejtorit të burgut të Bënçës

Një granatë ka shkatërruar makinën e drejtorit të burgut të Bënçës, Avni Suli.

Mjeti tip Fiat me targa AA 681 HL ishte i parkuar para banesës së kreut të burgut të Bënçës, i cili është shkatërruar plotësisht.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 23:15, në lagjen “15 shtatori” në garazhin ngjitur me banesën në katin e parë, ndërsa në automjet për fat të mirë nuk ndodhej njeri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për shkak të detyrës të Avni Sulit. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?