Green Coast ngre Flamurin Blu, plazhi i parë Blue Flag në Shqipëri
Në Green Coast u zhvillua këtë fundjavë ceremonia për dorëzimin e Blue Flag, certifikimi më prestigjioz ndërkombëtar, i cili për herë të parë e fut plazhin e Green Coast në Shqipëri mes 5036 plazheve më të pastra të hartës globale.
Në mbrëmjen e mbajtur me këtë rast administratori i Green Coast, Armando Alicanaj, theksoi se ky vlerësim shton edhe më tej përgjegjësitë e kompanisë për të ofruar të tjera standarde.
“Për ne mbajtja e këtij certifikimi është një ngjarje madhore, një moment i çmuar ku mund të shijojmë shpërblimin e asaj çfarë kemi dashur të injektojmë vitet e fundit në industrinë e turizimit me projektet tona. Por gjithashtu ky certifikim na vendos përpara përgjegjësive të reja në mbajtjen e standardeve që prej kohësh kemi vendosur në resort. Janë pikërisht këto standard që e kanë kthyer Green Coast në vendin më të preferuar për të pushuar. Jemi të lumtur që këtë vit po mirëpresim një numër më të lartë pushuesish nga të gjitha vendet e botës”.
Më tej ai u ndal edhe tek rëndësia e certifikimit dhe hapat rigoroze, të cilat ka ndjekur gjithë ky proces certifikimi.
Green Coast ka punuar rreth 3 vite për të plotësuar çdo kriter të kërkuar nga “Foundation for Environmental Education” me seli në Kopenhagen, Danimarkë.
Cilësia e ujit është kriteri i parë, por jo i vetmi. Green Coast përgjatë kësaj kohe ka përmbushur me sukses edhe 33 kritere të tjera, të cilat kanë të bëjnë me shërbimet e ofruara, qasja dhe sidomos aksesi i garantuar i personave me nevoja ndryshe në plazh, siguria e zonës dhe ajo e pushuesve menaxhimi dhe konservimi i mjedisit përreth etj.
“Të gjitha këto e kanë kthyer prej vitesh tashmë Green Coast në vendin më të preferuar për të pushuar. Një vend, i cili qëndron si një thesar i vërtetë në zemër të Mesdheut. Jemi të lumtur që sivjet po mirëpresim një përqindje shumë më të lartë të turistëve vendas dhe te huaj në resortin tonë, të cilët tashmë kanë një motiv me tepër për të pushuar në Green Coast, vendi me ujërat e pastra kristal. Ftesa më e mirë e kësaj vere dhe e atyre që do të vijnë”, shtoi më tej administrator i Green Coast.
Ndërsa përfaqësuesja e Blue Flag në Shqipëri, Eni Metaj u ndal tek procesi i gjatë dhe rigoroz, të cilit i është nënshtruar certifikimi i Green Coast, duke theksuar se ky është vlerësimi më prestigjioz në botë.
Që në konceptim, përkushtimi i vazhdueshëm në çdo detaj e kanë kthyer resortin e Green Coast në një pikë referimi të standardeve Premium dhe elitare që Shqipëria ofron në sektorin e turizmit. Certifikimi me Blue Flag, ka nisur të japë ndikimin e parë në kërkesën e shtuar të prentotimeve nga turistët e huaj.
Falë të gjitha këtyre standardeve dhe vizionit në ndërtimin e turizmit elitar në rivierën shqiptare, Green Coast konkurron në mënyrë dinjitoze me të ngjashmit e tij në vendet e rajonit.
Aktualisht janë rreth 51 shtete pjesëmarrëse në të gjithë botën që janë certifikuar nga Blue Flag si Spanja, Greqia, Franca, Italia, Turqia, të cilat janë të njohura për turizmin dhe standardet më të larta të turizmit.
Cilësia që ofron Green Coast është ftesa më e mirë për Shqipërinë për ta zgjedhur atë si vend të parë për pushime të paharruara dhe dinamike, në një zonë që njihet për bukuritë natyrore dhe trashëgiminë e pasur kulturore.