Greku 71-vjeçar kapet me 95 kg drogë në kufi

Policia e Shtetit dhe Policia greke, kanë goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Një 71-vjeçar nga Athina është kapur me 95 kg kanabis, rreth orës 08.00, në vendin e quajtur Sajadhe, Igumenicë. I arrestuari është Panajotis Petropullos, i cili në makinë kishte 57 pako me lëndë narkotike. Arrestimi erdhi pas një operacioni mes Policisë Kufitare Sarandë, Policisë së Sarandës, Policisë Kufitare të Igumenicës dhe Antidrogës.

Deklarata e plotë

Policia e Shtetit

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke, goditet një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Operacioni mes Policisë Kufitare Sarandë, Policisë së Sarandës, Policisë Kufitare të Igumenicës dhe Antidrogës. Arrestohet transportuesi i lëndës narkotike 71-vjeçari nga Athina. Sekuestrohen 94 kilogramë e 720 gramë kilogramë Cannabis Sativa

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia Kufitare e Igumenicës në bashkëpunim me Antidrogën, kanë marrë njoftim nga Policia Kufitare e Sarandës, se efektivët e Policisë Kufitare Sarandë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë vënë në ndjekje të disa personave që dyshohej se po transportonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil ku në tokën greke do i priste një automjet.

Rreth orës 08.00 në vendin e quajtur Sajadhe, Igumenicë, Policia Greke ka ndaluar për kontroll mjetin me targa IPA 4427 me drejtues shtetasin grek Panajotis Petropullos, 71 vjeç, banues në Athinë, i cili u arrestua në flagrancë.

Nga kontroll i mjetit u konstatua se kishte ngarkuar lëndë narkotike Cannabis Sativa ku nga peshimi rezulton se lënda narkotike ishte paketuar në 57 pako me peshë 94 kilogramë e 720 gramë.

Vijojnë hetimet e përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut të lëndëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve shqiptarë që transportuan me krahë lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?