Grenell për Hagën: Kosova nuk ka nevojë për një gjykatë në Holandë

I dërguari special i Presidentit të SHBA-së për misione të posaçme, Richard Grenell, ka komentuar vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me një total prej 81 vitesh burgim.

Në një intervistë për “Top Story”, Grenell tha se Kosova duhet t’i trajtojë vetë çështjet që lidhen me të ardhmen e saj dhe shprehu kundërshtimin ndaj rolit të një gjykate në Holandë në vendimmarrjen për Kosovën.

“Kosova dhe gjykatat e Kosovës duhet të vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe për çështjet që janë të rëndësishme. Nuk kemi nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, tha Grenell.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si janë marrë vendimet nga gjykatat ndërkombëtare, duke thënë se ato nuk duhet të ndikohen politikisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ti shikon që jepet një gjykim i tillë dhe ti mendon se është i ndikuar politikisht”, u shpreh ai.

Grenell tha se edhe SHBA-ja vepron në përputhje me interesat e saj dhe se, sipas tij, të njëjtën qasje duhet të ndjekë edhe Kosova.

“Mendoj se SHBA-ja do të bëjë atë që është në interesin më të mirë të SHBA-së dhe Kosova duhet të bëjë të njëjtën gjë, të veprojë në interesin e saj, të veprojë në emër të Kosovës dhe jo të lejojë që një gjykatë ndërkombëtare të vendosë për të, por ta përballojë vetë këtë situatë”, tha Grenell.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?