Greqi, anija me 466 persona në bord në flakë, SOS nga Korfuzi

Flakët kanë shpërthyer në një anije 466 persona në bord në brigjet e ishullit të Korfuzit, pak kohë pasi ishte larguar nga porti i Igumenicës.Anija “Norman Atlantic” kishte destinacion Anconën dhe në të udhëtonin 411 pasagjgerë, 55 anëtarë të ekuipazhit dhe 222 makina.

Me të rënë alarmi nisi evakuimi i udhëtarëve dhe gazeta Zougla” online shkruan se shumë prej pasagjerëve janë evakuar në barkat e shpëtimit.

Mësohet se anija u përfshi nga flakët rreth orës 04:00 të mëngjesit me orën lokale të Greqisë, në zonën detare 32 milje nga veriperëndimi i Ottos.

Sipas një deklarate të ministrit të Mbrojtjes Dendias Nikos drejt vendit të ngjarjes janë dërguar 5 helikopterë të forcave ajrore.

Nga të dhënat e para mësohet se zjarri kishte shpërthyer në garazh. Pasagjerët kishin blerë bileta nga Igumenica në drejtim të Ankonës. Sipas drejtuesve ekzekutiv të anijes situata nën kontroll dhe vazhdon evakuimi ndërsa flakët janë të mëdha.

SHKARKO APP