Greqi, hapet zjarr ndaj shqiptarëve, një i vrarë dhe një i plagosur
Ngjarja ka ndodhur jashtë një kafene në zonën e Thrakomakedones, ku është hapur zjarr nga persona ende të paidentifikuar.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër, të dy shtetas shqiptarë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Ngjarja ka ndodhur jashtë një kafene në zonën e Thrakomakedones, ku është hapur zjarr nga persona ende të paidentifikuar.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër, të dy shtetas shqiptarë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Identifikohet viktima dhe i plagosuri shqiptar nga atentati i paradites së sotme në Athinë.
Mediat shkruajnë se viktima është Irakli Davella nga zona e Sarandës dhe i plagosuri quhet Edi Lolo, i cili rezulton të ketë pasur udhëtime në Dubai.
Mediat greke kanë publikuar pamje të reja nga atentati në Athinë që i mori jetën Irakli Davellas dhe la të plagosur rëndë biznesmenin Edi Lulo, 46 vjeç lindur në Gjon të Pukës dhe banues në Kamëz, Tiranë.
Në pamjet e reja shihet viktima i shtrirë pranë automjetit, ndërsa në një tjetër foto, duket Lulo duke hipur në ambulancë. Kujtojmë se 46-vjeçari Lulo mori plumba në kokë e bark.


KOHA JONË SONDAZH

