Greqi, motoskafi përplaset me varkën me turistë, 3 të vdekur

Tre persona kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e përplasjes mes një motoskafi dhe një varkë me turistë në bord.

Lajmin e ka bërë të ditur roja bregdetare greke. Incidenti ka ndodhur përpara bregut të një ishulli të Egjeut, pranë Athinës dhe ka shkaktuar gjithashtu plagosjen e 3 personave.

Mjeti lundrues ku po udhëtonin turistët po transportonte 15 deri në 20 persona, që po udhëtonin drejt ishullit të Monit, ndërkohë që nuk dihet me saktësi se sa vetë ndodheshin në motoskaf.

Swiss Digital Desktop Reklama

Roja Bregdetare helene bën me dije se ka arritur të shpëtojë disa persona, ndërsa po vazhdon kërkimet për të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?