Greqi, nxënsja 22 vjeçare plagos me thikë shoqet e klasës, midis tyre dy shqiptare

 

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur dje në një shkollë teknike të Bashkisë së Redit në Athinë, ku një nxënse  22 vjeçare ka goditur me thikë tre shoqet e sajë të klasës, midis tyre dy shqiptare. Policia po heton mbi shkaqet që e detyruan një 22 vjeçare të plagosë me thikë, në gjendje amoku, tri bashkënxënëse të vetat në shkollën teknike të OAED-it në lagjen Renti në Athinë. Sipas burimeve policore, 22 vjeçarja sillet të ishte përditë preh e ngacmimeve dhe talljeve për parfaqitjen e saj, ndërsa në vendngjarje u gjetën dy thika. Tre nxënëset, dy me origjinë shqiptare, 20 dhe 22 vjeçe dhe një greke e moshës 20 vjeçe, me plagë në duar, u dërguan në spitalin Attikon për t’iu dhënë ndihma e parë. 22 vjeçarja që po mbahet e arrestuar, i sulmoi bashkënxënëset në klasë, gjatë orës së mësimit. Policia po zhvillon hetime për akuzat e dëmtimeve serioze trupore dhe vrasje në tentativë.

Kujtim Vani

SHKARKO APP