Greqi.Syriza shumicë absolute, exit-poll: Fitore e thellë e partisë së Tsipras

Greqi- Nuk ka tashmë asnjë dyshim, zyrtarisht partia Syriza është fituese e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare në Greqi. Rezultatet përfundimtare konfirmuan atë çfarë paralajmëruan rezultatet e para të dala nga exit-pollet.

Grekët duket se kanë zgjedhur liderin e ri karizmatik të Syriza-s, si Kryeministrin e ardhshëm të vendit, që do t’i drejtojë me një shpresë të re nga e ardhmja, ndoshta edhe jashtë Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave zyrtare

Swiss Digital Desktop Reklama

SYRIZA: 34.93% të votave

Swiss Digital Mobile Reklama

Demokracia e Re: 29.55%

Agimi i Artë: 6.26% të votave

Potami: 5.58% të votave

PASOK: 5.25% të votave

Partia e re e Papandreut: 2.53% të votave

Fitorja e Syrizas, e parashikuar edhe nga sondazhet parazgjedhore të zhvilluara, ka vënë në alarm Brukselin dhe të gjithë kancelaritë Europiane, pasi nëse Greqia refuzon programin e shpëtimit të aprovuar nga qeveria e mëparshme, të imponuar nga Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombër, atëherë rrezikon një efekt domino që mund të prekë edhe vende të tjera të Eurozonës në vështirësi ekonomike.

Demokracia e Re e Antonis Samaras ka siguruar rreth 29% të votave, duke u renditur e dyta sipas rezultateve paraprake

Rezultat dramatik mendohet të kenë marrë të majtët e PASOK, që kanë siguruar vetëm 5,2% të votave, më pak edhe se partia e re pro-europiane, Potami dhe ultranacionalistët e Agimit të Artë.

Pas krizës më të madhe ekonomike të pësuar që prej rënies së juntës ushtarake në vitin 1974, ekonomia greke është zvogëluar me 25%, mijëra biznese janë mbyllur, pagat dhe pensionet kanë pësuar rënie drastike dhe papunësia mes të rinjve është në normën alarmante 50%.

Në të njejtën kohë, borxhi publik, nga 146% e Produktit të Brendshëm Bruto në vitin 2010, është rritur në 175,5% vitin e kaluar, duke zënë vendin e dytë në botë.

Edhe pse në 2014-tën Greqia doli më në fund nga reçesioni ekonomik gjashtëvjeçar, dhe papunësia tregoi shenja përmirësimi, mund të nevojiten vite që vendi të marrë veten.

Rezultatet sipas Exit Poll-eve

Syriza ka arritur të marrë 35.5-39.5%,

ND: 23-27%,

Lumi: 6.4-8%,

Agimi i Arte: 6.4-8%,

KKE: 5.5%,

PASOK: 4.7%,

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?