Greqi/174 kg marijuanë në kufi, droga transportohej nga 6 shqiptarë
Policia greke ka nisur një operacion të madh në kufi me Shqipërinë pas arrestimit të sarandiotit Alket Dhrosos me 174 kg marijuanë, në rrugën rurale Filat-Igumenicë.
Me urdhër të Drejtorit të Policisë së Igumenicës, Ilia Dodi janë ngritur pika kontrolli në kufi pranë fshatit Smerto pasi Dhroso ka deklaruar se drogën e ka marrë nga 6 shqiptarë të tjerë nç kufirin e gjelbër.
Deri më tani raportohet se janë arritur të kapen 3 prej tyre, shqiptarë të moshës 30, 32 dhe 40 vjeç ndërkohë që policia greke nuk i ka publikuar emrat e tyre, pasi operacioni vazhdon.
Aksioni nisi pasi u kap sarandioti 44-vjeçar me 90 pako marijuanë makinë. Ai u arrestua menjëherë, ndërkohë që droga u sekuestrua nga policia greke.
KOHA JONË SONDAZH

