Greqia: Adriatiku? Njerëzit e dëshpëruar e gjejnë rrugën

“Rruga e Adriatikut? Njerëzit e dëshpëruar e gjejnë rrugën e tyre. Unë nuk besoj se ata që i kanë ikur vdekjes, bombardimeve në Alepo dhe mizorive të ISIS-it do të frikësohen për të kaluar lumenjtë, malet apo detet”. Kështu deklaroi ministri grek për Çështjet Evropiane, Nikos Ksidhaqis gjatë një vizite në Itali.

”Kjo është arsyeja se pse ne kërkojmë një zgjidhje afatgjatë”, theksoi ai.

Sipas zyrtarit të lartë grek, i cili u takua me homologun e tij italian, Sandro Gozi, ”Turqia mban çelësat e të gjitha dyerve”.

”Greqia është në fillim të korridorit. Disa vende evropiane kanë mbyllur kufijtë, kështu që ne duhet të diskutojmë dhe të besojmë të fqinja jonë Turqia, që ka çelësat e dyerve. Propozimi turk për migrantët duhet të vlerësohet dhe ne mund të gjejmë zgjidhje me ta”, deklaroi gjithashtu Ksidhaqis.

”Veprimet e njëanshme duhet të dënohen. Ne mbrojmë Schengenin, parimet e Bashkimit Evropian. Mbyllja e kufijve nuk është politika e duhur për këtë problem global. Askush nga liderët evropianë nuk kërkon kthimin në Luftën e Ftohtë. Ngritja e telave me gjemba nuk është mënyra jonë për të bërë gjërat”, përfundoi Ksidhaqis.

SHKARKO APP