Greqia dorëzon listën, 590 shqiptarë në kërkim fshihen në Shqipëri

 

Një listë me emrat e 590 shqiptarëve që kërkohen nga Greqia për vepra të ndryshme penale, i është dorëzuar autoriteteve shqiptare.

Mediet greke shkruajnë se lista i është dorëzuar Ardian Çipës, në një takim dy palësh të mbajtur në Athinë, me kërkesën për kapjen e tyre dhe ekstradimin në shtetin fqinj për të kryer dënimin për veprat për të cilat ata akuzohen.

Drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda Drejtues i Lartë, Ardian Çipa zhvilloi një takim me Zëvendës Drejtorin e Policisë Greke, Konstantinos Cuvalas, në Athinë.

Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi tematika të ndryshme që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda si dhe u bë një vlerësim i bashkëpunimit policor që ekziston mes dy vendeve.

Në takim Çipa shoqërohej nga zyrtarë të lartë të Policisë Shqiptare dhe veçanërisht Drejtori i Drejtorisë për Krimin e Organizuar, Idajet Faskaj, ai i Drejtorisë së Krimeve të Rënda, Arben Dashi dhe Oficeri ndërlidhës i Shqipërisë ne Greqi, Andi Likaj.

Gjatë takimit u diskutuan dhe analizuan çështje me interes të përbashkët në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, në veçanti në fushën e trafikut të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit ndërkufitar.

SHKARKO APP