Greqia dorëzon “terroristin” 18 vjeçar nga Lushnja, kërkonte të bashkohej me ISIS

Policia në pikën kufitare të Kakavijës ka marrë mëngjesin e së enjtes në dorëzim nga autoritetet greke një 18-vjeçar shqiptar, ndaj të cilit ka dyshime se ishte duke u përgatitur për akte terroriste.

Adoleshenti 18 vjeçar  Julian Çela nga Lushnja, po tentonte të shkonte drejt Sirisë, për t’ju bashkuar grupeve terroriste të Shtetit islamik, ose siç njihet ndryshe ISIS-it. Sipas policisë, 18 vjeçari është ndaluar nga policia greke. Çela dyshohet se nga Greqia me pas do të udhëtonte drejt Turqisë për të përfunduar më pas në frontet e luftës në Siri. Por policia greke nuk e ka lejuar kalimin e tij, duke ia dorëzuar autoriteteve policore shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku edhe është arrestuar për akuzën e “Pjesëmarrjes në veprime luftarake në një shtet të huaj”. I riu nga Lushnja, dyshohet që është pjesë e një rrjeti, nga i cili ishte rekrutuar për t’ju bashkuar luftëtarëve të ISIS-it në Siri.

SHKARKO APP