Greqia merr një tjetër vendim pozitiv për emigrantët shqiptar

Paraditen e kësaj të marte, u dha lajmi se me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, të gjitha pasaportat e shqiptarëve që kanë skaduar apo skadojnë, u shtyhet vlefshmëria deri më datë 31/12/2020 dhe janë të pranueshme nga Qendrat e Shërbimit të Emigrantëve për të kryer çdo procedurë ligjore.

Nga ana tjetër, mësohet se emigrantëve shqiptarë nuk do t’u kërkohet leje kalimi në rast të udhëtimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri! Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme Shqiptare. Ky vendim vjen, pasi Greqia njohu deri në 31 dhjetor pasaportat e shqiptarëve që u ka skaduar afati.

”Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se nga Zyrat e të Huajve të shtetit helen, deri në datën 31 dhjetor 2020, do të pranohen si dokumente të vlefshme të gjitha pasaportat shqiptare, të cilat kalojnë afatin e vlefshmërisë brenda vitit 2020. Ky vendim i qeverisë greke krijon lehtësi për emigrantët shqiptarë, të cilët do të mund të marrin shërbimet e nevojshme në shtetin grek, duke përfshirë rinovimin e lejeve të qëndrimit, shërbimet e mbrojtjes sociale, shëndetësore e arsimore. Gjithashtu, emigrantëve shqiptarë nuk do t’ju kërkohet leje kalimi në rast të udhëtimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri”.

SHKARKO APP