Greqia nderon ekstremistin Kacifas me bust dhe një emër rruge
Në Greqi mediat kombëtare dhe institucionet shtetërore kanë nisur ta trajtojnë zyrtarisht Kostandinos Kacifas si hero.
Kacifas u vra në muajin tetor në një shkëmbim zjarri me policinë në Bularat, pas thirrjeve të vazhdueshme të forcave të rendit për tu dorëzuar.
Sot kryetari i bashkisë së qytetit Argosit në Greqi, Dimitris Kambosos, ka deklaruar se në një nga lagjet e këtij qyteti do të ngrihet një bust për Kostandin Kacifas.
Gjithashtu, këshilli bashkiak i këtij qyteti ka vendosur që edhe një rrugë të mbajë emrin e Kacifas.
Kujtojmë se Kacifas qëlloi me armë policinë shqiptare, pa asnjë motiv dhe rrezikojë jetën e banorëve në fshatin Bularat. Ngjarja ndodhi në të njëjtën ditë kur në Bularat Shqipëria dhe Greqia zhvillonin homazhe për ushtarët grekë të vrarë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke.
Lexoni edhe..