Greqia ”ngrin” negociatat e Shqipërisë për në BE, Lubonja: Çështja ”Beleri” të merret si tregues i asaj që po ndodh në vend

Analisti dhe politologu Fitim Zekthi thotë se Greqia po e përdor pa të drejtë këtë veto të BE-së dhe se është një akt i pakuptimtë, për rrugën e Shqipërisë drejt Integrimit. Kurse analisti Fatos Lubonja, u shpreh se çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, duhet marrë si tregues i gjithçkaje që po ndodh në vend, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk është një vend i së drejtës.

Zekthi: Greqia po e përdor pa të drejtë këtë veto. Është një abuzim politik. Padyshim që ka një akt të pakuptimtë për mua.

Lubonja: Shqipëria nuk është një vend i së drejtës. Është një vend ku drejtësia është e kapur dhe përdoret. Rasti i Belerit për mua është nja nga rastet e abuzimit që bën ky pushtet. Ne jemi të pazotë të ndërtojmë drejtësinë dhe kemi kërkuar nga ndërkombëtarët të bëjnë arbitrin dhe të na kontrollojnë në rrugën e drejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai artikulli i gazetës greke e thotë se duhet gjetur një mënyrë për ta rregulluar këtë. Sikur shteti grek ka hall të zgjedhë këtë hallin e minoritetin, ndërkohë unë shoh që evropianët që duhet të na mbrojnë ne, nuk reagojnë fare. Shoh kancelarin shqiptarë, që nuk reagon fare. Edhe për çështjen e emigrantëve, kanë hall të zgjedhin problemet e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çështja Beleri duhet marrë si tregues i gjithçkaje që ndodh në vend. Pres nga evropianët që të na ndihmojnë më seriozisht. Greqia duhet të ishte shqetësuar shumë më herët, si për vjedhjen pronave që u bëhet minoritetin. Ky lloj sistemi po na vjedh dhe ajron. Par Greqia duhet ta kishte ngrihej më herë këtë shqetësim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?