Greqia paralizohet nga greva, njerëzit mbushin rrugët e Athinës dhe qyteteve të tjera

Greqia është përfshirë sot nga një grevë e përgjithshme, në nderim të 57 viktimave që humbën jetën 2 vjet më parë nga përplasja e 2 trenave në Tempe.

Punonjës të sektorit publik dhe privat kanë lënë punen dhe kane organizuar tubime ne te gjitha qytetet e Greqisë.

Sipas mediave greke për sot jane paralajmëruar plot 244 tubime të sindikatave në qytetet greke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protesuesit kërkojnë gjetjen dhe dënimin e përgjegjësve që shkaktuan aksidentin tragjik ku humbën jetën 57 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Greva ka përfshirë edhe një pjesë të doganave greke, ku në pikat e kalimit kufitar të kakavijës, Qafë Botë dhe 3 Urat është pezulluar puna nga ora 7 e mëngjesit dhe do vazhdojë deri në 23.00 sipas orës lokale.

Në këto pika kufitare qarkullimi do të lejohet për ambulancat dhe mjetet funerale, ndërsa në Kakavijë, do të lejohet edhe lëvizja e këmbësorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?