Greqia probleme me sistemin, shqiptarët mbeten në kufi
Greqia ka bllokuar sot hyrjen nga pika kufitare e Kakavijës. Shkak është bërë mos rakordimit i sistemit PLF. PLF është një aplikacion që duhet të plotësohet me detyrim nga shtetasit e huaj para se të hyjnë në Greqi dhe rregulli i domosdoshëm është vendosur për shkak të gjendjes së pandemisë së koronavirusit.
Burimet bëjnë me dije se anomalia është shfaqur vetëm përmes pikave të kalimit kufitar me Shqiperinë, në Kakavijë dhe Kapshticë.
Ndërsa gjithçka funksionon normalisht me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.
Deri sa të rifillojë funksionimi i sistemit, situata mbetet e pandryshuar në Kakavijë ndërsa shtetasit shqiptarë e të huaj kanë janë në radhë duke pritur kalimin e kufirit.
Po ashtu edhe në pikën doganore të Qafë Botës, nga mbrëmja e djeshme, shtetasit shqiptarë apo të huaj e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi.
Ndërsa kthimet nga Greqia drejt Shqipërisë vijojnë normalisht.