Greqia: Shqipëria ksenofobe me refugjatët, i harroi ata që na dërgoi neve

Greqia, e cila është duke u përballur me krizën e refugjatëve sirianë, ka kritikuar vendet e rajonit që refuzojnë të presin një pjesë të refugjatëve duke mbyllur kufijtë.

Ministri i Mbrojtjes, Dimitris Vitsas, tha se kjo është e turpshme.

“Disa vende kane qeveri që ngjan se veprojnë në mënyrë ksenofobike. Mes tyre, mjaft nga ato vende që dërguan disa dhjetra mijë emigrantë në Greqi para 25 vjetësh.

Por tani këto vende nuk duan të pranojnë refugjatë sirianë nga Greqia. Për mendimin tim personal, ky është një turp”, ka ai për gazetën “Financial Times”.

Ai nuk përmend emra, por është e qartë për kë e ka.

Bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Bullgarinë, duke qenë se shtetasit e këtyre vendeve emigruan 25 vjet më parë në masë në Greqi, për arsye ekonomike.

SHKARKO APP