Greqia shtyn deri në 15 qershor mbylljen e kufijve me Shqipërinë
Greqia ka shtyrë mbylljen e kufijve me Shqipërinë deri në 15 qershor. Njoftimi i është dërguar të gjitha pikave kufitare me Shqipërinë.
Për një muaj do të lejohen të kalojnë kufirin drejt Shqipërisë vetëm shqiptarët që ndodhen në Greqi për arsye turistike. Ndërsa drejt Greqisë do të lejohen të kalojnë kufirin vetëm grekët dhe shqiptarët që kanë lejeqëndrimi në shtetin fqinj.
Drejt Greqisë do të lejohen po ashtu të udhëtojnë vetëm punonjësit sezonalë, të cilët janë pajisur prej punëdhënësve të tyre me kontratë pune të konvertuar në lejeqëndrim. Kjo kategori do të udhëtojë vetëm në rastet në të cilat është aprovuar leja e posaçme e qëndrimit.
Risjellim në vëmendje se të gjitha shtetet e Bashkimit Europian mbyllën kufijtë përreth dy muaj për shkak të pandemisë Covid-19.