Greqishtja do të futet në provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore

Shqipëria ka premtuar se greqishtja do të futet në provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore për minoritet greke në vendin tonë.

Deklarata është bërë nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila gjithashtu theksoi faktin se për këto minoritete do të ketë tekste cilësore të cilat shpesh kanë rezultuar me probleme, raporton Ora News.

"Librat dhe tekstet ku mësojnë fëmijët e minoritetit grek janë nga më cilësoret. Kemi avancuar me futjen e gjuhës greke si provim me zgjedhje në maturën shtetërore, me investime të posacme në infrastrukturë në shkollat ku stiudiojnë fëmijë nga minoriteti grek. Duke vijuar me intesifikimin e marrëdhënive mes institucioneve arsimore greke dhe shqiptare", tha Nikolla.

I pranishëm në konferencën ndërkombëtare të Studimeve Shqiptaro-Greke, ambasadori grek në vendin tonë shkoi edhe më tej duke folur për fenomenin Alvanitas, një fenomen që sipas tij nuk tregon vetëm që të dy popujt tanë mund të bashkëekzistojnë, por edhe që mund të bëhen një, të pandashëm nga njeri-tjetri:

Në historinë tonë të përbashkët kemi një fenomen që njhet si ai i arvanitasve Të gjithë në Greqi njohim arvanitët dhe gjuhën e tyre, që është gjuha e folur prej fiseve shqiptare në Greqi, një dialekt  gjuhës shqipe. Një gjuhë që flitet shumë në vendin tim, madje shumë i flasin të dy gjuhët. Disa prej tyre përdorin edhe sot këtë gjuhë. Fenomeni arvanitas nuk tregon vetëm që të dy popujt tanë mund të bashkë ekzistojnë, por edhe që mund të bëhen një, të pandashëm nga njeri-tjetri.

SHKARKO APP