Greta Koçi: Kam shpëtuar mrekulisht vetëm me disa fraktura në këmbë

Një ditë pas aksidentit të rëndë në Fushë-Krujë, tre te rinjtë e plagosur, anëtarë të Forumit Rinor Demokrat kanë rrëfyer për News24 të gjithë ngjarjen deri në momentin e përplasjes.

Në këtë aksident mbeti e plagosur edhe këngëtarja e njohur Greta Koçi që mban dhe postin e Nënkryetares së Forumit Rinor në Partinë Demokratike. Pavarësisht vështirësive që ka për të folur për shkak të lëndimeve nga përplasja e fortë, Greta tregon  se ka shpëtuar mrekullisht me disa fraktura në të dy këmbët dhe disa shembje në pjesën e fytyrës.

Siç ishim në rrugë, një 6-vendësh na ka prerë rrugën, i kemi shmangur në krah të djathtë. Ai na ka ndjekur prapë, na ka dhënë një goditje, pastaj jemi përplasur me kamionin anës rrugës. Ishim në Fushë-Krujë, pasi morëm një shokun tonë, djalë të Forumit, koordinator, sepse ne ishim nisur në autokolonë bashkë me kamionët e ndihmave për në Vlorë. Morëm karburant, morëm shokun tonë që banon në Kamzë dhe donim që të dilnim direktnë Vorë, për arsye të trafikut.

Nuk kishim mundësi manovrimi tjetër, veçse shmangien në krahë të djathtë, që të dilnim nga rruga. Ai prapë më ndoqi, shtoi shpejtësinë, unë shtova për ti ikur atij edhe prapë ndodhi”, tregon Zenelaj, i cili drejtonte automjetin e aksidentuar.

SHKARKO APP