Greva e naftëtarëve, Rama: E tepërt të fajësohet qeveria ime, “fajin e ka Saliu”
Kryeministri Edi Rama komenton greven e naftetareve te Ballshit.
“Ajo është një kompani private e privatizuar në mënyrë kriminale dhe janë pasojat e një procesi privatizimi kriminal ku ne jemi përfshirë në mënyrë të vazhdueshme për të lehtësuar dhe mbështetur ata njerëz që janë aty duke bërë lloj lloj akrobacirash e lutjesh që ajo ndërmarrje të mund të vazhdojë nornalisht. Jo më larg se pak javë më parë kam vajtur enkas të takoj presidentin e Azerbajxhanit për të folur enkas. Sot pasdite do të marr informacion cfarë të reje ka me kompaninë që pasi fitoi një garë për të marrë krudin do të hynte në procesin e ndezjes së rafinerisë. Cfarë kemi ndihmuar sa kemi mundur, por për ta fajësuar që jemi përgjegjës është e tepërt.“, tha Rama.
A rikthehen vizat?
Kryeministri Edi Rama komenton sistemi Elektronik i Informacionit dhe i Autorizimit për Udhëtim i njohur shkurtimisht si “ETIAS” I cilik është konceptuar katër vite më parë si masë për të mbrojtur kufijtë europianë.
”Bëhet fjalë për një sistem sigurie të BE-së për të gjitha shtetet jo anëtare të BE-së të qytetarëve që duan të hyjnë në BE dhe nuk kanë nevojë për vizë.
Jemi në një shoqëri që nuk ka të sharë me Zviceranët. Sipas këtij sistemi do të duhet që shtetasi të bëjë aplikim online. Thjesht aplikon dhe më pas merr konfirmimin online nëse je apo nuk je I lejuar të hysh në BE në bazë të kartelës kriminale nuk ka lidhje me qytetarët që nuk kanë kartelë kriminale të regjistruar si person I lidhur me terrorizmin a krimin e organizuar.
E gjitha për shtetet që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në BE, nuk është kthim prapa tek vizat siç mesiguri do të predikohet nga të gjithë ata që duan të përhapin erën e pusetës digjitale në Gjirin e Lalëzit. Është masë që prite se kur do të bëhet. Kjo është për ata që nuk kanë nevojë për vizë.“