Grida Duma i përgjigjet medieve që folën për divorcin e saj

 

Teksa lajmi i publikuar nga disa media online se Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma, ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj mori dhenë, Duma është shfaqur këtë pasdite në Durrës me bashkëshortin dhe me djalin e saj

Opinionisti Olti Curri ka publikuar këto foto duke treguar se pak minuta më parë Duma ka mbërritur në qytetin e lindjes, Durrës, në krah të bashkëshortit dhe djalit të tyre të vogel. Ata kanë shëtitur mes kalimtareve në zonën e pedonales buzë detit dhe po darkojnë në një nga restorantet e kësaj zone.

Grida Duma është njohur me bashkëshortin e saj Ilir Shqina që 18 vite më parë kur ajo ishte studente dhe ai ishte pedagogu i saj.

SHKARKO APP