Grida Duma me gratë e Beratit: Brenda dy javësh do të finalizohen zgjedhjet në Lidhjen së Gruas
Nënkryetarja e PD-së dhe deputetja demokrate Grida Duma zhvilloi sot një takim me gratë demokrate të LDG-së Berat.
Duma tha për mediat se ka ardhur momenti të thuhen të vërtetat brenda PD-së. Kritikat e parashtruara nga demokratet beratase, Duma i ka cilësuar si vlerë të shtuar, pavarësisht momentit kritik që po kalon Partia Demokratike. Ajo shtoi se brenda dy javësh do të finalizohen zgjedhjet në Lidhjen së Gruas në Berat.
“Unë nuk doja që të ndodhte, por e prisja që të ndodhte. E prisja të ndodhte sepse e di çfarë do të thotë kur kalon logjika. Nuk do të doja kurrë të flisja për një zvarritje personale të lojës së Sali Berishës, që do zvarriste Partinë Demokratike.
Unë e di shumë mirë që kur Sali Berisha e merr motorin e nxehur emocional të tijin vepron edhe kështu dhe e prisja gjithçka ndodhi në 8 Janar. E kam ndëshkuar atë dhunë, kam qenë aty dhe e di që dhuna mendore, psikologjike dhe shpirtërore brenda godinës së PD-së atë ditë ishte shumë herë më e madhe se jashtë godinës.
Ne ishin brenda godinës, jo për ta mbrojtur atë me trupa, por për të treguar se në ditë të vështira ne nuk e lëmë institucionin. E kam thënë shpesh herë që nuk ishte çështje muresh, por çështje institucioni dhe kauzën duhet ta mbrosh deri në fund dhe është fitore që nuk kishte gjak atë ditë”.