Grida Duma mesazh ngushëllimi për aktorin Radoja: Gjurma e përhershme e veprës së tij do të shoqërojë edhe ata pas nesh!

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare si pasojë e COVID-19, aktori i njohur Guljem Radoja.

Politikania Grida Duma, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, e ka konsideruar si lajm të trishtë humbjen e aktorit të njohur.

Ajo e cilëson atë si një prej ikonave të artit e botës intelektuale shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lajmi i trishtë i humbjes së Guliem Radoj-ës, një prej ikonave të artit e botës intelektuale shqiptare, më tronditi thellësisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vepra skenike dhe artistike e tij ka lënë gjurmë përjetësie në kujtesën shpirtërore e mendore të shqiptarëve.

Ngushëllimi për humbjen e tij është gjurma e përhershme e veprës së tij, që do na shoqërojë ne dhe pas nesh”, shkruan Grida Duma.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?