Grida Duma në avantazh me Vangjush Dakon

 

Sondazhet e bëra nga shoqata të ndryshme që merren me zgjedhjet tregojnë se që nga momenti kur u shpall emri i Grida Dumës si kandidate rivale e Vangjush Dakos në Bashkinë e Durrësit pikët e saj vijnë duke u rritur përditë. Është pritur mirë kandidimi i saj për një sërë faktorësh ku ndër më kryesoret mbetet se durrsakët duan të ndryshojnë politikat qeverisëse lokale në qytetin bregdetar , duan një fytyrë të re. Përveç kësaj qendrimi për një kohë të gjatë i kryebashkiakut socialist Dako ka bërë që durrsakët të jenë të pakënaqur me drejtimin e punëve të bashkisë, aq me tepër që vetëm disa grupe biznesi kanë përfituar me lejet e ndërtimit dhe projektet e miratuara. Pak a shumë këto janë ato çka qytetarët durrsakë kanë shprehur ndër intervistat e shoqatave të sondazheve elektorale deri në këto momente. Është pak herët për të folur për sondazhe të plota, sepse akoma asnjeri kandidat nuk ka paraqitur projektin e tij para qytetarëve.

Ndërsa për kandidaten e PD-së intervistuesit  tregojnë se mund të jetë një minus për Grida Dumën fakti se një pjesë e strukturave të PD-së që mbulon bashkinë ende nuk e pranon me dëshirë kandidimin e saj në Durrës se ishin përgatitur për vete. Gjithashtu nuk dihet nëse Agron Duka do të angazhohet seriozisht në ndihmë të Grida Dumës apo do mbetet vetëm me ndonjë deklaratë publike.

Por sipas sondazhit të deritanishëm kryer nga “Test zgjedhor” nëse votimet do të ishin sot Grida Duma merrte 52.5 për qind të votave dhe 47.5 përqind Vangjush Dako.

Por ka shumë javë deri me 21 qershor !

SHKARKO APP