Grida Duma në Mamzotaj: Shteti është i padukshëm për qytetarët. Më 25 prill duhet të rimarrim në dorë fatin tonë

Kandidatja e Partisë Demokratike për deputete në Qarkun e Tiranës, Grida Duma, ka vijuar takimet e saj në fshatin Mamzotaj të Kavajës, aty ku siç thotë ajo, shteti është i padukshëm për nevojat e qytetarëve, por është vetëm agresiv për taksat e veta.

Nisur nga kjo situatë, teksa publikon dhe pamjet nga takimet e zhvilluara, përmes rrjeteve sociale, Duma i bën thirrje shqiptarëve që më 25 prill duhet të rimarrim në dorë fatin tonë!

“Takim në Mamzotaj, ku shteti është i padukshëm për nevojat e qytetarëve por është vetëm agresiv për taksat e veta.

“Nuk kanë ndërtuar akoma urën lidhëse të fshatit dhe për ne është dramë e përditshme lëvizja për punë e çdo nevojë tjetër. Nuk mundemi më të gënjehemi e përjetojmë dështimet e qeverisë.”

Duhet të rimarrim në dorë fatin tonë!”, shprehet kandidatja demokrate për deputete, Grida Duma.

Takim në #Mamzotaj, ku shteti është i padukshëm për nevojat e qytetarëve por është vetëm agresiv për taksat e…

Pubblicato da Grida Duma su Martedì 6 aprile 2021

SHKARKO APP