Grida Duma nxjerr videon: Ministrja të dalë e të zgjedhë se kujt do t’i japin shërbim për COVID, zhvasin në kurriz të shëndetit të shqiptarëve

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka publikuar një video ku shihet ministrja e Shëndetësisë teksa bën deklarata në lidhje me situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Duma thekson se ka ardhur dita që ministrja të dalë dhe të thotë se kujt do t’i japë shërbimin e kujt jo.

Mes të tjerash demokratja tha se qeveria po zhvat në kurriz të shëndetit të shqiptarëve.

REAGIMI I DUMËS
Ka ardhur dita që ministrja të dalë e të thotë pa të keq që edhe pak do zgjedhin se kujt do ti japin shërbim e kujt jo!

Arritëm në këtë ditë sepse këta që na qeverisin për 7 vite kanë plaçkitur si barbarët edhe shëndetësinë.
Me taksat e shqiptarëve i mohojnë të drejtën për t’u kuruar, sepse ca PPP- istë duhen pasuruar.
Zhvasin në kurriz të shëndetit të Shqiptarëve!
Jo vetëm kaq por përfituesit kanë sot edhe zëdhënësit e vet në parlament, të cilët shpalosin se do zgjidhkan se kush do kurohet e kush jo.
Kjo nuk është një fatkeqësi, e ka emrin përgjegjësi dhe është e tyre!
Asnjë fjalë nuk i besohet, me ta duhet tashmë të veprohet!
Denonco, shpërndaje këtë video.

SHKARKO APP