Grida Duma prezanton platformën “Aleanca me qytetarin”

Nënkryetarja e PD-së, deputetja Grida Duma e pranishme në tryezën për Reformën Territoriale e cilësoi këtë proces të rëndësishëm. Po ashtu ajo prezantoi dhe platformën e re të PD-së, “aleanca me qytetarin”.

”PD një nga risitë e saj tani ka platformën “Aleanca me qytetarin”. Një nga defektet e mëdha që kemi ne që nga modeli deri te aplikimi është çështja e kohezionit social. Shqipëria sidomos vuan fort atë që është besimi i qytetarëve te vendimmarrja ose pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje.

Platforma “Aleanca me qytetarin” një nga pikat kryesore ka vendosjen e një minimumi të përfshirjes së shoqërisë civile dhe komuniteteve në politikë për sa i përket marrjes së vendimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jeta sociale është ndërveprim social do të thotë aftësia e komunitetit për të ndërtuar një jetë të gjallë gjë që komunitetet shqiptare sot nuk e njohin fare. Një nga gjërat që do t’i japim le të themi vlerë të shtuar është kjo platformë të cilën do ta kthejmë në sistemike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?