Grida Duma publikon videon e Ramës: Edhe Don Kishoti do e kishte zili kalorësin e gënjeshtrave, Ora e ndryshimit po vjen

Ish-deputetja demokrate, Gruda Duma, publikon në ‘facebook’ një video teksa ironizon Edi Ramën duke i kujtuar se me Don Kishotin e gënjeshtrave, Shqipëria po bën vetëm hapa pas.

“Edhe Don Kishoti do e kish zili naivitetin me të cilin kalorësi i gënjeshtrave përpiqet të na shesë antarësimin në BE. Falë këtij gënjeshtari patologjik, Shqipëria po bën vetëm hapa pas dhe këto 8 vite, Europa është më larg se kurrë. Kalorësi pa kalë e ka humbur busullën e orientimit. Ora e ndryshimit po vjen!”, shkruan Duma.

SHKARKO APP