”Grida Duma si Nora e Kelmendit”, Kreshnik Spahiu: S’mund të rrijë pas ferrave

Lënia e mandatit të deputetit nga ana e Grida Dumës, është një nga temat më të diskutura në emisionet politike e jo vetëm në ekranet tona.

Juristi Kreshnik Spahiu teksa e krahasoi Dumën me Norën e Kelmendit, u shpreh se çdo intelektual e ka të qartë se me Sali Berishën në PD e ka karrierën të humbur.

“Në fakti do të ishte detyrim i Berishës të jepte një përgjigje dhe një detyrim i gazetarëve t’i drejtonin pyetjen në këtë formë: Pse u largua Nora e Kelmendit? Sepse nuk ka një legjendë si Nora që mund të rrijë pas ferrave të Kelmendit, Norat mund të rrinë në majat e Kelmendit. Çdo intelektual e di që me Berishë një karrierë është e humbur”, tha Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?