Gripi bën kërdinë, 15 mijë të prekur në vend vetëm në një javë

Qindra fëmijë kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e prekjes nga viroza dhe gripi stinor në urgjencën e Pediatrisë në QSUT.

Mbyllja e poliklinikave me rastin e Vitit të Ri ka shkaktuar fluks në urgjencën pediatrie, duke bërë që numri i vizitave në 24 orë të kalojë 400 fëmijë.

Mjekët pediatër, thonë se ndryshe nga viti i shkuar ky grip lë koplikacione për të vegjlit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të prekur në masë nga gripi dhe virozat janë edhe moshat e rritura. Në të gjithë vendin numri i të prekurve nga virozat e stinës dhe gripit, ka shkuar në afro 15 mijë në një javë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, janari dhe shkurti njihen si dy muajt me numrin më të lartë të të sëmurëve nga virozat dhe gripi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?