Gripi Spanjolli 1918, fotot që tregojnë atë që po ndodh edhe sot në Botë
Epidemia e Gripit Spanjoll vlerësohet nga historianët si një nga më të rëndat që ka kaluar njerëzimi. Gjatë një viti, gripi i mistershëm u përhapë në gjithë botën dhe infektoi 500 milionë njerëz. Numri i viktimave llogaritet 50 milionë.
Vdekshmëria e Gripit Spanjoll ishte mjaft e lartë dhe në bazë të të dhënave, koronavirusi COVID19 cilësohet si një virus që do të shkaktojë shumë më pak dëme njerëzore në botë.
Por paniku që ka përjetuar njerëzimi në gati 100 vite duket i njëjtë. Fotot më poshtë tregojnë qytete të ndryshme të botës në karantinë nga Gripi Spanjoll dhe qytetarë me maska. Duket se pas gati 100 vitesh shumë pak gjëra kanë ndryshuar në përballjen e njerëzimit me viruset.
KJ