Gruaja denoncon zhdukjen e bashkëshortit … 20 vite më parë

Një 55-vjeçare nga Durrësi ka denoncuar në polici zhdukjen e të shoqit. Konkretisht, gruaja me inicialet F.V., 55 vjeç, denoncoi zhdukjen e bashkëshortit të saj, M. V, 60 vjeç.

Vetëm se, ai ka plot 20 vjet që është zhdukur nga shtëpia.

Sipas saj, i shoqi është larguar nga shtëpia në tetor të vitit 1996 në drejtim të Italisë dhe që atëherë nuk është kthyer dhe nuk ka komunikuar më me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka bërë shpalljen në kërkim të 60-vjeçarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, në kërkim është shpallur dhe një 22-vjeçar nga Durrësi.

D.H., është larguar më 15 tetor nga shtëpia e të vëllait dhe nuk është kthyer më.

Ka qënë ky i fundit i cili vetëm 9 ditë më vonë ka bërë denoncimin në Policinë e Durrësit për zhdukjen e të riut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?