Gruaja e Arjan Salës shtrëngon certifikatën e ”Dëshmor i Atdheut”: Është hero
Bashkëshortja e të ndjerit Arjan Sala, i cili u shpall ”Dëshmor i Atdheut”, sepse shpëtoi jetën e të tjerëve dhe mbeti i bllokuar në mes të flakëve, ka dalë para kamerave me certifikatën në dorë.
Teksa mbante shtrënguar pas vetes certifikatën, ajo tha ”Është hero”. Certifikatën e mori nga kryeministri Edi Rama, i cili vizitoi familjen e të ndjerit gjatë ditës së sotme dhe u takua me babain, nënën, bashkëshorten dhe të afërm të tjerë.
32-vjeçari la pas një fëmijë të vogël. Në përpjekje për të shpëtuar punonjësit e tjerë nga flakët që përfshinë magazinën e një qendre tregtare, Sala mbeti i bllokuar dhe doli i pajetë pas disa ditësh.