Gruaja e Arsenit kërkon ndihmë: Ndihem e rrezikuar me 6 fëmijët
38-vjeçari Arsen Muskurti, i cili sipas avokatit konsumon ilaçe për shëndetin mendor, vrau vëllanë dhe kunatën, por familja e tij tashmë është në mes të katër rrugëve. Erisa Haspepa bashkëjetuesja e vrasësit, kërkon ndihmë nga shteti për të mbrojtur atë dhe 6 fëmijët.
Ajo thotë se ndihet e rrezikuar pasi ka 6 fëmijë, nga të cilët njëri i mitur vetëm 1 vjeç.
”Ndihem shumë e rrezikuar për veten dhe fëmijët, ndihem e pambrojtur. Kam shkuar në një vend që nuk e di se ku jam, me 6 fëmijë me një bebe. Fëmijët e mi janë nevojë për psikologë, kërkoj mbrojtje për vete dhe fëmijët që të kthehem në shtëpi”,-tha për ”Euronews Albania”.
KOHA JONË SONDAZH

