Gruaja e Gjin Gjonit: Më kanë gjobitur pas sulmeve ndaj tim shoqi. Paratë i kam vënë me mund

Gruaja e Gjin Gjonit, Elona Çaushi, ka reaguar më në fund për akuzat që rëndojnë ndaj të shoqit, se ka fshehur pasurinë. Bëhet fjalë për një shumë prej 2 milionë eurosh.

Ajo thotë se ka gjashtë biznese në Shqipëri dhe zotëron 100% të aksioneve, ndërsa i shoqi s’ka lidhje me to. Sipas saj, i shoqi është sulmuar politikisht. Pas këtij sulmi, ajo thotë se janë sulmuar edhe bizneset e saj, të cilave u janë vendosur gjoba. “Që kur filloi sulmni ndaj tim shoqi, e kasha të qartë që e dyta në radhë do të isha unë, d.m.th bizneset e mia. Çdo biznes i imi është gjobitur në mënyrë të pandërprerë”, thotë ajo në një intervistë për “Panorama”. Çaushi thotë se gjithë pasurinë e saj e ka vënë me mund dhe djersë, duke qenë se ka filluar bizneset e saj në Shqipëri në vitin 1997, duke u kthyer nga Gjermania, në një kohë që të gjithë largoheshin nga Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?