Gruaja e gjyqtarit Shyqyri kanos denoncuesen: Hiq kallëzimin ose…

Kërcënohet e reja që denoncoi gjyqtarin e Beratit për ngacmim seksual. Ka qenë bashkëshortja e gjyqtarit Shyqyri Çobo, e cila ka kanosur 32-vjeçaren, në shtëpinë e saj, me qëllim që të tërhiqte padinë nga prokuroria.

Pas gati 2

Pas gati 2 muajsh nga bërja publike e skandalit të gjyqtarit Çobo, familja e Irma T. nuk po gjen qetësi. Burime zyrtare të Policisë së Beratit e konfirmojnë faktin se 32-vjeçarja është kërcënuar nga Pranvera Çobo, 58 vjeçe, në banesën e saj, në lagjen “Çlirimi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tërhiq kallëzimin ose do të kesh pasoja!”, mësohet të jetë shprehur gruaja e gjyqtarit. Kallëzimin penal ndaj Pranvera Çobos në Policinë e Beratit e ka bërë menjëherë pas ngjarjes, vetë e reja që denoncoi në fund të qershorit gjyqtarin se i kërkonte favore seksuale në këmbim të dhënies së të drejtës në një çështje gjyqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarisht, policia njoftoi dje se, “më datë 15.08.2016 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen P.Ç, 58 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen ‘Çlirimi’, në banesën e saj, ka kanosur shtetasen I.T. 32 vjeçe, që të heqë dorë nga kallëzimi i bërë ndaj bashkëshortit, shtetasit Sh.Ç.”.

Të pyetur për rastin, burime nga grupi hetimor pranojnë se bëhet fjalë për bashkëshorten e gjyqtarit 60-vjeçar, Shyqyri Çobo.

Familja e tij jeton në Durrës, prej nga ishte nisur gruaja e gjyqtarit për të kanosur 32-vjeçaren, nënë e një fëmije. Sipas burimeve, Pranvera Çobo e ka pritur për gati 1 orë pranë shtëpisë Irma T. për t’i kërkuar me anë të kërcënimit që të heqë dorë nga padia dhe në këtë mënyrë, ndaj bashkëshortit të saj gjyqtar do të mbyllej dosja.

Më herët, edhe vetë gjyqtari ka takuar edhe familjarë të 32-vjeçares, duke u kërkuar që të tërhiqeshin nga kallëzimi, kundrejt shpërblimit financiar. Ndërsa për çështjen e parave familja nuk ishte ndjerë, në rastin kur gruaja e gjyqtarit e ka kërcënuar personalisht Irma T., kjo e fundit i është drejtuar Policisë së Beratit.

Denoncimi i regjistruar fillimisht në Polici iu kalua Prokurorisë për hetim të mëtejshëm, pas denoncimit të gruas së gjyqtarit Çobo, me akuzën e “kanosjes”.

Ngacmimi seksual

Gjyqtari Shyqyri Çobo është pezulluar nga detyra dy muaj më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi u denoncua nga 32-vjeçarja Irma T. se i kishte kërkuar favore seksuale për të dhënë vendim gjyqësor pro saj. Njohja mes tyre kishte ndodhur në Gjykatë, kur gruaja e divorcuar paditi ish-bashkëshortin, pasi ai nuk paguante kontributet për fëmijën.

Gjyqtar i çështjes ra Çobo, i cili pasi këmbeu numrat e telefonit me 32-vjeçaren e deri në momentin e kallëzimit i kishte dërguar 170 mesazhe asaj dhe e kishte marrë 300 herë në telefon. Sipas dëshmisë së dhënë nga paditësja, në seancën e parë që ka pasur me gjyqtarin Çobo ai e ka pyetur pse nuk kishte avokat dhe se ajo i është përgjigjur se nuk kishte mundësi financiare.

Gjyqtari i kërkoi numrin, duke i thënë se do ta ndihmonte me avokat, ndërsa ka nisur mesazhet. Fillimisht i kërkonte të dinte për çështjen e më pas arriti t’i kërkonte marrëdhënie intime dhe i premtonte të mira materiale.

Disa nga mesazhet e gjyqtarit

SMS 1– “Përshëndetje, gëzon të gjithë kredin mirënjohës nga ana ime. Performanca juaj më imponoi respekt, pse jo dhe ndjesi. A u sqarove me avokatin rekomandues. Problemi yt sinqerisht më diktoi keqardhje, mos hezito me sms apo me tel. Do tëmirëpres, respekte. Ok?”.

SMS 2 – “Uroj që në raportin komunikues midis nesh do të gëzosh mirëkuptimin tim, gjykoj se duhet të evitosh druajtjen. Më vlerëso konfidencial dhe si mik tëhershëm do të të mirëkuptoj. Ok?”

SMS 3– “Të këshilloj tepër miqësisht që në konceptin apo në filozofinë perceptuese mos reflekto mendësi fshatareske të natyrës provinciale duke u munduar të tregosh moral, koha ka evoluar, ndaj duhet të jesh më elokuente me veten dhe në shoqëri, OK?”.

SMS 4– “Zogu – do më vinte mirë të të thërrisja kështu se si zogë je! OK??”.

SMS 5– “Është e vërtetë që je ‘Tip i vështirë’ në raportin komunikues, por ‘Tip inteligjente’ me performancë femërore tepër perfekte.. Ke vlera në vetvete! Të respektoj dhe nuk dua të të humbas! Ok?”.

SMS 6- “Mirëmëngjes!! Po të shkruaj shpejt. Zgjohem në orën 04:00 dhe ora 05:30 nisem për në punë. Unë gjykoj se ti duhet të njohësh madje dhe të administroshvlerat të cilat s’të mungojnë.. Ti gëzon simpati, inteligjencë dhe një komunikim tepër komplimentar. Je tepër femërore. Për këtë shkak duhet të jesh KRENARE! Respekte”.

SMS 7- “Përsa i përket çështjes të cilën natyrshëm Ti e ke ‘gangrenë’, sinqerisht do kesh suport gjithë ‘kredinë’ time juridike..! Ok?? Së dyti në kondicionin social në perceptimin tim aktualisht je ‘skanuar’ femër (mami) tepër bashkëkohore potente plot vizion… Kyështë dhe ‘motivi’ imponues i imi që ti të jesh mikesha ime konseguente. Nuk dua të gjykoj se ti je një zonjë provinciale me mendësi fshatareske.. Fundja në CV-në tënde je dikush.. Shpresoj mirëkuptimin tuaj..! Ok??”.

SMS 8- “Psikoanalisti austriak Sesil Frojd shkruan se ‘kur je i martuar dhe ke një të dashur, ky është komoditet, nëse i dashuri është dikush, atëherë ky ështëluks”.

SMS 9– “Përshëndetje! Gëzon të gjithë kredinë mirënjohëse nga ana ime. ‘Performanca’ juaj më imponoi respekte, pse jo dhe ndjesi. A u sqarove me avokatin rekomandues? ‘Problemi’ sinqerisht më diktoi keqardhje… Mos hezito me sms apo me tel… do të mirëpres. Respekte! Ok?”.

SMS 10– “Uroj që në ‘Raportim’ komunikues midis nesh do gëzosh mirëkuptimin tim.. gjykoj se duhet të evitosh druajtjen…! Më vlerëso konfidencial dhe si ‘Mike’ të hershme, do të mirëkuptoj.. Ok??”.

SMS 11– “Brishtësia e performancës tënde më krijoi mirënjohje.. këtë fundjavë do të jem në Malin e Zi. Komunikimi me ty, objektivisht është kënaqësia.. telefonata apo sms e tua nuk më shkaktojnë bezdi, përkundrazi i mirëpres.. je shumë e këndshme.. të adhuroj.. më mirëkupto. Ok!”. –Panorama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?