Gruaja e Majlind Habibit që vr@u shokun: Viktima nuk më ka ngacmuar
Gruaja e Majlind Habibit, 35-vjeçarit që dyshohet që vrau Branko Shkozën një javë më parë në Durrës, tha se burri i saj është i pafajshëm. Ajo pretendon se deklarata e bashkëshortit se ajo është ngacmuar nga viktima nuk është e vërtetë.
”Situata nuk është e mirë. As djali nuk është mirë psikologjikisht. Kërkon të atin, o mami ku është babai, a është në burg apo ka ikur. I thashë që ka ikur në Greqi. Më trembet natën shpesh. Kam nevojë ta dërgoj djalin në psikolog. Kur shoh djalin e harroj veten. Ishte një bombë e madhe, mund të prisja shumë gjëra në jetë, edhe vdekjen, por këtë jo. Ka qenë shumë shok me atë që vdiq dhe nuk kanë pasur konflikte me aq sa di. Nuk më ka folur për debate apo konflikt. Dilnin bashkë, nuk ka qenë njeri i keq ai që vdiq. I keqi vetes ka qenë se pinte. Bashkë i afronte vetëm pija.
Edhe Majlindi pinte, por jo në atë gjendje. Viktima flinte rrugëve nga pija. Branko ishte i keqi vetes, nuk ngacmonte njeri, as mua. Nuk më ka ngacmuar asnjëherë as nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me të. Në rrugë as më fliste as i flisja. Nuk e di nëse e ka thënë këtë deklaratë.
Majlindi më tha ke thënë në polici që të ngacmuar ai, jo i thash, mua më tha policia që ke thënë ti që mua më ka ngacmuar ai. Nuk më pohoi që e ka thënë. Thjesht më e pyeti a e ke thënë apo jo. Nuk kam vënë re sjellje të çuditshme të bashkëshortit’‘. /Top Channel/