Gruaja i lexon letrën: ”S’kemi ujë”! Rama: Hiqe, e di që ke emocione

Duke folur për projektet e zhvillimit për Lurën, kryeministri Edi Rama foli për fokusin në agroturizëm, si një mundësi e mirë për të dalë nga varfëria. Por takimet e tilla, kanë edhe lajmet ”Scoop-et”.

Teksa ka biseduar me banorët, ku ka dëgjuar edhe shqetësimet e tyre për çështje të ndryshme, njëra prej tyre, i ka kërkuar kryeministrit më shumë investime në zonë përfshirë kanalet vaditëse dhe ujin e pijshëm.

”Jo, jo hiqe letrën, e di që ke emocione, po mi thuaj me fjalët e tua ato që kërkon”, i tha Rama banores.

”S’kemi ujë, s’kemi kanale vaditëse”,-tha banorja që i kishte shkruar shqetësimet e saj në një letër.

SHKARKO APP