Gruaja me 208 mjete në emër të saj, burri shqiptar kapet me marijuanë
Një shqiptar është ndaluar për një kontroll nga policia në Itali pasi po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Pas ndalimit nga karabinierët në Torino ndërsa shqiptari 28 vjeç po drejtonte një Ford Focus, ata vërejtën nervozitet te ai.
Nga verifikimi paraprak rezultoi se makina i përkiste bashkëshortes së tij, e cila gjithashtu kishte në emër të saj edhe 208 automjete të tjera.
Më pas policia italiane nisur nga dyshimet nisi një kontroll të imët në automjet, ku zbuloi 54 kg marijuanë, të cilën e kishte fshehur në pjesë e bagazhit.
KOHA JONË SONDAZH

