Gruaja në shtrat me dashnorin, raporti psikologjik: 8-vjeçarja pjesë e lojrave seksuale. Vajza: Mamin e fal

Videoja e një gruaje në shtrat me të dashurin, në të njëjtën dhomë me fëmijët, po bën bujë momentalisht. Sot në “Me zemër të hapur”, u diskutua raporti psikologjik i fëmijëve, ku u bë publike dëshmia e vajzës. Raporti psikologjik thotë se vajza 8-vjeçare ka rrëfyer për ngacmime të mëparshme nga të dy palët e treguara në video.

Vajza ka thënë e është përdorur për lojëra seksuale në dhomën e gjumit. Psikologia e rastit, Mimoza Gjurkaj, në një telefonatë tha se vajza ka shprehur dyshime për ngacmime dhe tha se: “Mami ka bërë gabime, por unë ja kam falur.”

Psikologia e rastit thotë se në qershor mori urdhër të ndjekur dhe vlerësuar rastin e zonjës Lula dhe fëmijëve të saj, pa pasur dijeni se ishte e treta psikologe që emërohej. Dy të para nuk janë paguar nga familja, por nuk dihet nëse s’u dha pagesa për shkak të shumës së lartë, apo për të mos rezultuar në raport psikologjik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjurkaj thotë se vajza ka folur për një 87-vjeçar që është nun në familje, i cili pretendohet të jetë burri në video. “Kam bërë një sërë takimesh, kam shkuar dhe në fshatin ku jeton familja. Fëmijët ishin gjatë gjithë kohës të kërcënuar, shikonin hallën, gjyshërit, avokaten dhe mua. Fëmijët ishin mësuar që nëna ka bërë gabime, ka futur burrin e huaj në shtëpi, ka lidhje me një burrë 87 vjeç”,- thotë psikologia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?